Të dashur Prindër,
Dëshirojmë t’ju ftojmë të informoheni mbi një “festë” që përherë e më tepër, nxitur edhe nga dëshira për fitim, po gjen vend në shoqërinë tonë. Për këtë flasim vitrinat e supermarketeve e shume objekte, simbole, të tjera që edhe në shkolla janë të pranishme.
Dëshirojmë të mos kontribuojmë në përhapjen e këtij trendi që nuk ka të bëjë, as me traditën tonë, por edhe që në thelb përçon disa mosvlera…
Të shumta janë arsyet për të cilat nuk e shohim me vend promovimin e këtij momenti dhe jo e fundit fakti se shumë fëmijë e përjetojnë me frikë kontaktin me simbolet e këtyre festimeve gjë që nuk kontribuon aspak, përkundrazi, në mirërritjen e tyre.
Megjithatë ne duam që t’u japim fëmijëve një alternativë edukative dhe të gëzueshme ndaj kemi menduar që me 31 tetor të shkojme në Vaqarr, për të shijuar vjeshtën dhe bukuritë e saj dhe të festojmë festën e gështenjave traditë e familjes saleziane.
Edhe diçka të fundit për të gjithë miqtë e prindërit e besimit katolik, 31 tetori është nata e festës së madhe të gjithë Shenjtërve, miqve të shumtë të Zotit, të cilët na flasin me jetën e tyre për bukurinë e jetës dhe gëzimin që I fal asaj prania dhe miqësia me Zotin.
Le të festojmë pra HOLY WEEN, Festën e të Gjithë Shenjtërve!
Dhe jo Halloween!
Nëse mund të ndihmojë sado pak në reflekimin tuaj, gjeni në vijim linkun e një artikulli të disa viteve më parë dhe shpjegimin e festës së gështenjave…