Takimi i Mikele Rua-s me don Bosko-n
20/11/2016
Koha e ardhjes viti (A)
22/11/2016

Me shumë mund ia doli të bindë të atin, i cili nuk jepte leje lehtësisht. Ja ku është në këmbë në orën tre të mëngjesit, në një ditë të bukur maji, duke mbërritur në Borgo San Martino në orën 7, së bashku me shoqet. I gjithë kolegji është në pritje.
“Nga këtu do të kalojë don Bosko. Dhe ju do të mund t’i puthni dorën – thotë Saleziani – vëllai i bashkëmoshatares”. Kur Shenjti u shfaq, te dera shpërtheu një gëzim i madh.
“Unë shikoja me zemrën në sy – dëshmon Enrichetta – […] ndërkohë që don Bosko dalëngadalë afrohej (dalëngadalë, sepse i gjithë ai popull e shtypte, e kapte për duarsh për t’ia puthur, për t’u bekuar nga ai)…unë isha e mallëngjyer, isha e shqetësuar nga një ndjenjë e re dhe isha e ftohtë. Më në fund erdhi te dera, ja te korridori ku jemi ne. I putha dorën pa mundur të thoja asnjë fjalë, por duke ia ngulur sytë, doja të shikoja se si ishte një Shenjt për së gjalli. Don Bosko më shikoi një çast dhe “Ju do të shkoni në Morneze” – më thotë duke m’u drejtuar me gisht”.
“Morneze? Kush është?”
“Një vend i bukur, do të shihni – dhe, duke e ulur zërin – tani shkojmë për drekë, pastaj do të shihemi”.
Biseda me “Shenjtin e gjallë” me një 18 vjeçare plot jetë, e bëri të qartë që Enrichetta kishte pas vetes katër motra dhe dy vëllezër dhe shpalosi edhe dëshirën e nënës së tyre e cila i kishte ofruar jetën e saj Zotit, që të gjitha bijat e saj t’i kushtoheshin Zotit!
Don Bosko e mbylli dialogun duke i lënë në dorë Enriketës një letër mbi të cilën kishte shkruar fluturimthi disa rreshta.
“Ja, tani për tani merreni këtë letër dhe çojani famullitarit tuaj, por shumë shpejt shkoni në Morneze; para se të hyni në atë shtëpi të shenjtë, lëreni vullnetin tuaj jashtë derës”.
Vajza, me gërshetat që ia merrte era dhe mollëzat e bëra zjarr, e mori me kujdes letrën dhe doli. Por, jo, në të dalë të derës kthehet sërish pas, e shikon “Shenjtin e gjallë”, e përshëndet familjarisht: “Pashim, don Bosko!”.
Një buzëqeshje u shpreh në vështrimin e Shenjtit, i cili pi i hidhte Enriketës një këshillë që nuk do ta harrojë kurrë.
“Guxim, ta lëmë këtë botë tradhtare!”.
Enriketa pati shumë vështirësi para se të arrinte në Morneze. Ndër të tjera ia kishin përshkruar jetën rregulltare me ngjyra të errata. “Nuk do të dalësh nga aty as e gjallë e as e vdekur”, i kishte thënë i ati.
Enriketa mbërrin në Morneze me 6 qershor të vitit 1873. Në prag të kolegjit po e prêt motër Maria Mazzarello. Kalojnë ditët dhe në zemrën e Enriketës thellohet një pyetje: “Po motrat e mia? A kam bërë keq që i kam lënë? Është e vërtetë që motrat e Shën Anës do t’i merrnin në ndonjë kolegj, por për ato do të jetë një ndarje e dhimbshme. Nga ana tjetër shtëpia është tepër e varfër dhe nuk kam të drejtë, as të ëndërroj, që ato të vijnë këtu”.
Vajza vendosi të flasë me motër Marinë, me zëmër të hapur dhe të përvuajtur.
“Kam menduar që propozimi i motrave të Shën Anës është mirë…këtu, në këtë shtëpi të varfër, mjaftoj unë si barrë”.
Sytë e errët të motër Marisë shkëlqejnë, duke u përshkuar nga një përmallim i papritur.
“Jo, Riketa – e thërret familjarisht me shkurtim – falenderoji motrat e Shën Anës, por motrat e tua janë motrat tona. Shtëpia jote duhet të jetë edhe shtëpia e tyre”.
Kështu Enriketa Sorbone solli në Morneze të gjithë folenë e saj. Dhe mirësia e motër Maria Mazzarellos, u përforcua mistershëm me ofertën që nëna e tyre i kishte bërë Zotit. Madje, u bë klima e përshtatshme në të cilën ajo ofertë gjeti përputhje dhe zgjedhje të lirë e të vetëdijshme të bijave.
Të t’katërtat, së bashku me Enriketën u bënë Bija të Marisë Ndihmëtare.

(Shiko. Cron. vol. II, pp. 12-16)

Comments are closed.