At Gjergji (emri i pagëzimit Antonio) ka lindur më 4 prill 1946 në Qormi, Maltë (i pesti në një familje prej shtatë fëmijësh). Pasi përfundoi studimet fillore dhe të mesme, hyri në Urdhrin e Predikatarëve apo Dominikan, në vitin 1962 dhe në vitin 1963 bëri kushtet e para. Ndoqi studimet për filozofi e teologji pranë Kolegjit Filozofik- Teologjik Sancti Thomae Aquinatis në Rabat, të Maltës. Kushtet e përjetshme në prill 1967 dhe u shugurua meshtar më 7 prill 1969.
Studimet dhe mësimdhënia
Është diplomuar si Lektor në Teologji të Shenjtë, me tezën Pagëzimi si Sakramenti i Fesë në Doktrinën dhe praktikën e Kishës. Ka vazhduar pastaj studimet në Pontificia Universitas Sancti Thomae Aquinatis në Romë, në Fakultetin e të Drejtës Kanonike, e në vitin 1973 u diplomua në Drejtën Kanonike me tezën Pazgjidhshmëria dhe Divorci në Teologjinë e Teologëve të shekullit të 13-të. Me t’u kthyer në Maltë nisi menjëherë të japë Teologji dogmatike pranë Kolegjit Domenikan Filozofik-Teologjik Sancti Thomae Aquinatis, duke dhënë disa kurse të Teologjisë Dogmatike (mbi sakramentet e Inicimit dhe Eskatologjinë) në Fakultetin e Teologjisë në Maltë dhe një kurs mbi Ateizmin Bashkëkohor në Seminarin e Gozës. Në Shqipëri ka dhënë Teologji Trinitare dhe Kristologji në Seminarin Ndër-dioqezan në Shkodër.
Zyrat Dominikane
1974-1979: Mësues i rishtarëve dhe studentëve
1979-1981: epror kuvendi
1981-1989: famullitar në një famulli domenikane në Maltë
1989-1997: Provincial i Dominikanëve në Maltë
1992-1996: Kryetar i Konferencës së eprorëve të lartë në Maltë
Zyrat e Arqidioqezës së Maltës
1974-1976: Defensor Vinculi i Gjykatës së Shkallës së Parë
1976-1980: Defensor Vinculi i Gjykatës Ndër-Dioqezane së shkallës së dytë
1980-1989: Gjyqtari i Gjykatës Ndër-Dioqezane të shkallës së dytë.
Anëtar i Komitetit të ngritur nga Konferenca Episkopale malteze për të hartuar rregullat plotësuese pas shpalljes së Kodit të ri të Ligjit Kanonik.
Detyrat ne Kishen e Shqipërisë
1997-1999: Përgjegjës për përgatitjen e standardeve plotësuese pas shpalljes së Kodit të ri të Ligjit Kanonik.
1998 -: Vikar i Përgjithshëm i arqidioqezës Tiranë-Durrës
1999-2005: Kryetar i Konferencës së eprorëve më të lartë në Shqipëri
2001-2006: Anëtar i Këshillit të Përgjithshëm evropian të UCESM
2001 – 2006: Vicarius Judicialis i Gjykatës Ndër-Dioqezane (e shkallës së parë)
Nga 23 shtator 2006: ipeshkvi ndihmës i Tiranës.
Në vitin 2007 ai u emërua anëtar i Këshillit Papnor për Dialogun Ndërfetar.
Është autor i disa librave të natyrës doktrinore apo shpirtërore (si p.sh., mbi Eukaristinë, sakramentet, Marinë e Shenjtë, tre librave mbi temat për tre vitet e përgatitjes për jubileun e madh, familjen, një sintezë të Katekizmit të Kishës Katolike, adhurimin eukaristik, etj).
Ka pasur gjithashtu përvojë për shumë takime ndërkombëtare, si epror provincial i Dominikanëve në Maltë, ashtu edhe si president i Konferencës së Eprorëve më të lartë në Maltë dhe Shqipëri, qoftë si anëtar i Ekzekutivit të Unio Conferentiarum Europearum Superiorum Maiorum, ashtu edhe si një delegat në emër të Konferencës Ipeshknore Shqiptare.
Aktualisht është Sekretar i Përgjithshëm i Konferencës Ipeshkvore dhe deri ne emerimin e tij si Arqipeshkev i Tirane-Durresit ka qene Administrator dioqezan i Arkidioqezes Tirane-Durres.
marrë nga: Peregrinus