moter roza 25 vjetori
Motër Roza Syku 25 vite Po Zotit – ” Besojeni Zojës jetën tuaj dhe do shihni mrekulli”.
22/06/2022
01_yubi_altramarca_graphic_digital
YUBI
20/07/2022
DSC_0927

Kur thuhet jo abortit, nuk bëhet fjalë për të kufizuar të drejtën e nënës të zgjedhë, por për  të  pohuar të drejtën e fëmijës të jetojë e të mos i merret jeta, sikurse është e drejtë e çdo qenieje njerëzore.
Në botëkuptimin tonë të shpërlarë nga vitet e gjata të materializmit komunist, e kemi të vështirë të arsyetojmë mbi konceptet në përgjithësi. Këtu futet edhe jeta si dhuratë; puna si dinjitet; ndershmëria si koherencë me veten tonë të thellë, para çdo tundimi për korrupsion. Etj.
Në rastin që po flasim duhet të jemi të hapur për të pranuar se me ngjizjen fillon një jetë njerëzore që në sekondat e para. Është një evidencë shkencore dhe si e tillë nuk është e negociueshme. Është një jetë konkrete, unike dhe vetvetja që në atë çast të parë. Nuk është një grumbull qelizash të paformë që në një farë momenti bëhet fëmijë. Ai është tashmë një fëmijë, i mirëpërcaktuar…
Diskutimi mbi abortin ndryshon këndvështrim nëse dakordësohemi me zanafillën e jetës, që nuk është një opsional sipas orekseve tona. Nëse nisemi prej këtu atëherë çdo diskutim tjetër bën pjesë të asaj ecjeje njerëzore plot me vuajtje, vështirësi e pasiguri  ndaj të cilave ne si të krishterë jemi të thirrur të dëgjojmë e të mos gjykojmë me ashpërsi. Jemi  të thirrur të përqafojmë çdo jetë e të hapim horizontin e faljes dhe mëshirës që kërkon shumë kohë dhe heshtje në lutje, për të gjithë ata persona që në një mënyrë apo një tjetër janë përfshirë në një abort.
Vetëm se duhet t’i thërrasim gjërat me emrin e vet. Të jemi koherentë me ndërgjegjen tonë dhe të mos ia mbyllim gojën asaj me sllogane e fraza politically correct, sic është e “drejta”, pasi nuk ka një të drejtë për të vrarë, por vetëm për të jetuar.

Nënë Terza thoshte: “Aborti është kërcënimi më i madh i paqes, pasi nëse një nënë mund të vrasë fëmijën e vet  kush më ndalon mua të vras ty e ti mua? Nuk ka më asnjë pengesë..”

Thënë kështu, aborti nuk është më një faktor personal, por shoqëror, që minon prosperitetin e familjeve dhe të shoqërisë. Ky debat mund të jetë shumë i frytshëm për shoqërinë tonë, që aq fort vuan nga monologjet ideologjike të gjithëfarëllojta, duke u bërë një mundësi dëgjimi të ndërsjellët dhe dialogu, si e vetmja metodë për t’u rritur si njerëzim e në njerëzim.

Motër Teuta Buka FMA

Comments are closed.