ËNDRRA E PJERGULLËS SË TRËNDAFILAVE
“Pas lutjeve të mbrëmjes, të vitit 1864, don Bosko mblodhi në njëdhomë, ashtu si bënte zakonisht herë pas here, ata që i përkisnin Kongregatës së tij: ndër të cilët ishin don Mikele Rua, don Gjon Kaliero…dhe don Gjulio Barberis. “Tashmë ju kam treguar gjëra të ndryshme nëpërmjet ëndrrave nga të cilat mund të pohojmë sa shumë na do dhe na ndihmon Zoja e Bekuar: por pasi këtu jemi vetëm ne, e që secili ta ketë sigurinë se Virgjëra Mari e do Kongregatën
tonë dhe që ne të duhemi gjithnjë e më shumë, e në mënyrë që të punojmë për lavdinë më të madhe të Hyjit, do t’ju tregoj, jo përshkrimin e një ëndrre, por atë që vetë Virgjëra e Lume dëshiroi të më tregonte. Ajo dëshiron që ta vëmë në Të gjithë besimin tonë.
“Një ditë të vitit 1847, pasi kisha medituar shumë mbi mënyrën si t’u bëj mirë të rinjve, m’u shfaq Mbretëresha e qiellit dhe më çoi kopsht të magjishëm. Kishte aty si një portik të
mbuluar me lule kacavjerrëse plot me gjethe e gonxhe. Ky portik të drejtonte kah një rrugë e bukur në fund të të cilës ishte një pjergull e mrekullueshme e mbuluar me trëndafila të çelur. Por edhe dyshemeja ishte e mbuluar me trëndafila. E Lumja Virgjër më tha:
– Hiqi këpucët! – dhe, pasi i hoqa shtoi:
– Ec përpara; kjo është udha që duhet të përshkosh.
Isha i gëzuar që i hoqa këpucët sepse do me vinte keq t’i prishja ato lule dhe fillova të ecja, por menjëherë e vura re se ata trëndafila fshihnin gjemba shpues, kështu që këmbët e mia rridhnin gjak. Sapo i bëra disa hapa, u detyrova të kthehesha prapa.
– Këtu duhen këpucë – i thashë Udhërrëfyeses sime.
– Sigurisht – m’u përgjigj -; duhen këpucë të mira.
U mbatha dhe fillova të ec së bashku me disa shokë që u shfaqën në atë çast, që më kërkuan të ecnim bashkë. Pjergulla dukej gjithnjë e më e ngushtë dhe më e ulët. Shumë deg
ë uleshin dhe ngriheshin; të tjera vareshin pingul mbi shteg. Të gjitha ishin të veshura me trëndafila, dhe unë nuk shikoja gjë tjetër veçse trëndafila anash, trëndafila sipër, trëndafila përpara hapave të mi. Këmbët më ngatërroheshin nëpër degët që ishin në tokë e më plagoseshin. Hiqja një degë e gjembat më shponin, kulloja gjak nga duar e nga krejt trupi. Të gjithë trëndafilat fshihnin një sasi të stërmadhe gjembash tejet therës. Megjithatë, i mbështetur nga Virgjëra e Lume, vazhdova rrugën time.
Ndërkohë ata që më vëzhgonin thoshin:
– Oh, don Bosko ecën gjithnjë mbi trëndafila! Ai është i qetë; të gjitha gjërat i shkojnë për së mbari!
Por ata nuk i shikonin gjembat që i shqyenin gjymtyrët e m
ia. Shumë priftërinj, klerikë dhe laikë, të tërhequr nga bukuria e atyre luleve, që më kishin ndjekur me gëzim, kur provuan të therurat e gjembave, thërritën:
– Na kanë mashtruar!
Pasi bëra një copë të mirë udhe, u ktheva pas për t’i thirrur, por më kot. Atëherë fillova të qaj me dënesë duke thënë: “Po si ka mundësi që unë duhet ta përshkoj i vetëm këtë rrugë kaq të mundimshme?” Por shumë shpejt u ngushëllova sepse pashë një turmë tjetër me priftërinj, klerikë dhe laikë që ecnin me mua duke thënë:
– Ja: ne jemi të tutë, jemi gati të të ndjekim.
Duke iu prirë atyre, u vura edhe një herë për udhë. Vetëm di
sa prej tyre e humbën guximin dhe u ndalën, por shumica mburriten bashkë me mua …
Don Bosko vazhdon duke treguar se kur arritën në fund të shtegut, u gjend në një kopsht të mrekullueshëm ndjekësit e mi të paktë të dobësuar, të çjerrë, të gjakosur, atëherë u ngrit një puhi e lehtë, dhe prej asaj puhie, të gjithë u shëruan. Fryu një erë tjetër dhe u gjend si mrekullisht i rrethuar nga një numër i pafund të rinjsh, seminaristë, laikë, koadiutorë edhe priftërinj të cilët filluan të punojnë me m
ua për të drejtuar tërë atë rini. Shumë i njoha nga fytyra; të tjerë akoma nuk i kisha njohur…
Atëherë Virgjëra e Shenjtë, që kishte qenë udhërrëfyesja i
me, më pyeti:
– E di ti, se ç’do të thotë e gjitha që po sheh e që pe më parë?
– Jo – iu përgjigja – ju lutem ma shpjegoni. Ajo më tha:
– Dije, se udha që ke përshkuar ndër trëndafila dhe gjemba do të thotë kujdesi që duhet të kesh për të rinjtë: ti duhet të ecësh me këpucët e vetëmohimit. Gjembat nëpër tokë përfaqësojnë pengesat, vuajtjet hidhërimet që do të kalosh, por mos e humbni guximin. Me dashuri e me vetëmohim gjithçka do të kapërceni e do të arrini tek trëndafilat pa gjemba.
Sapo Nëna e Hyjit, mbaroi së foluri, erdha në vete dhe u gjenda në dhomën time”
(M.B. III, 32)