Ashtu si urtisë edhe infinitit i mungon fundi…
Është shumë e vështirë ta shtjellosh këtë tezë, për të vetmen arsye sepse edhe po te mbushnim fletë pa fund, prapë se prapë do të mungonte diçka. Pra shohim që në këtë shprehje, në pamje të parë infiniti na duket si ajo gjëja e paarritshme, që sado të ecim në të, ai nuk mbaron kurrë. Por infinitin mund ta krahasojme edhe fare bukur me të përsosurën, por kur thua se infinitit i mungon diçka atëherë nuk ka të bëjë me të përsosurën. Pikërisht pra edhe ajo gjëja që më parë mendonim se është e përsosur na del se edhe asaj/atij i mungonte diçka, sepse një gjëje të përsosur nuk i mungon asgjë…ose të paktën…! Në fakt po ta përkthejmë fjalën “infinit” do të thotë “pa fund”, e pra ngaqë është vetë fjala pa fund, nuk është e mundur t’i mungojë fundi, por ja që nuk është kështu, sepse ky “infinit” ka një mangësi: i mungon fundi. Çdo gjë e ka një fund, por shohim se te infiniti është e kundërta, ai nuk ka një fund dhe kjo bën që infiniti të ketë mangësi. Është pak e pakumtimtë si diçka që nuk ka fund të ketë një mangësi. Dhe në rastin tonë është infiniti. Le të bëjmë një krahasim ndërmjet urtësisë dhe infinitit sepse edhe urtia ka diçka mangut në veten e saj. Ne nuk arrijmë që ta perceptojmë, por kjo nuk ka rëndësi. E rëndësishme është që edhe urtisë i mungon diçka dhe kjo diçka mund të jetë një diçka e madhe. Çfarë do të jetë vallë? Unë nuk mund të them: ti e ke urtinë dhe je i përsosur, sepse urtisë i mungon diçka dhe për të qënë i përsosur nuk duhet të të mungojë asgjë…të paktën kjo është teza! Por le t’i themi vetvetes ose le të na thonë të tjerët: ti ke urtinë, por edhe ti ke diçka që të mungon ende te urtia jote…ti ende je në rrugë e sipër! Mos vallë kjo është mungesa e urtisë?
Mateo Vneshta