ANTROPOLOGJIA SALEZIANE, CILËSITË E SHKOLLËS DHE TË MËSIMDHENIES PËR FORMIMIN E NXËNËSVE TANË

Kushtet e përjetshme të mt Jolandes dhe të mt Malvines
19/10/2016
Përse nuk kemi nevojë për Halloween
25/10/2016

Me datën 21-22 Tetor, në Prishtinë, u organizua takimi I rrallës mes të gjitha shkollave saleziane shqipfolese. Ky është viti i dytë që oraganizohet dhe sivjet u trajtua tema : ANTROPOLOGJIA SALEZIANE, CILËSITË E SHKOLLËS DHE TË MËSIMDHENIES PËR FORMIMIN E NXËNËSVE TANË, me relator DOM Miguel Angel Garsia Morcuende.
Morën pjesë qendra Don Bosco Tirane, Shkodër, Prishtinë, Gjilan, qendra Maria Mazzarello Tirane, Maria Ndihmetare Shkoder, Qendra Laura Vicunia Tale.
Trajnimi kishte për qëllim “zbërthimin” në detaje të sistemit parandalues të Don Boscos, mbi të cilin duhet të mbështetemi jo vetëm për të edukuar nxënësit, por edhe ta marrim si model jetë familjare për të gjihtë Bashkësinë Educative Salesiane.
Po, në cfarë konsiston “ Sistemi Parandalues”? E thënë shkurt, konsiston në propozimin e ligjit, duke mbështetur pranimin nëpërmjet miqësisë, inkurajimit, vlerësimit pozitiv, ndjenjës së sinqertë.
Ky sistem së pari, tregon aspektin mbrojtës të edukimit: izolon, mbron nga përvojat që mund te cojnë në rreziqe serioze, të cilat cënojnë rritjen apo rimëkëmbjen e subjektit njerëzor.
Së dyti, kuptimi “ parandalues’ shpreh idenë e mbështetjes, fortifikimit, të udhezimit moral dhe shpirtërore të të edukuarit për ta bërë të aftë për të ecur në rrugën e së mirës dhe të angazhimit personal. Duke i propozuar përvoja pozitive dhe duke e ndihmuar atë për të identifikojë vlerat për ti intergruar ato në personalitetin e tij.
Don Bosco këmbëngul shumë në asistence: me këtë nuk nënkupton një prani policore, por një plan animues. Edukimi përdor zhanrin e “ tregimit”: vlerat mishërohen në mënyrë konkrete dhe magjepsëse në persona historik konkret, që bëhen kështu shembull personaliteti të arrirut që duhet të imitohen.
Së treti, nënkupton “parandalimin “ e situatave kritike dhe promovon rimëkëmbjen e të riut. Të edukosh do të thotë: të ndihmosh indivitët të gjenë vetveten, t’i shoqërosh me durim në udhetimin e rikuperimit të vlerave dhe të vetëbesimit; kjo sjell rindërtimin e arsyeve për të jetuar duke zbukuar një vizion të ri të jetës më pozitive; të propozosh zgjidhej për një jetë më të mirë; të përfshish të rinjtë në përvoja që i ndihmojnë ata të kuptojnë domëthënien e përpjekjeve të përditshme; t’u ofrojmë mjete themelore për të siguruar jetën, duke bërë të aftë që të veprojnë si subjekte përgjegjës në të gjitha rrethanat.
Zbatimi i këtij sistemi nevojit edukator dhe animator që pranojnë këtë prjekt si stil jete të mbeshtetur në 3 shtylla kryesore:
DASHAMIRESIA salesiane është dicka me shumë se vetë dashuria: ta besh te riun te ndihet se është i dashur, se për edukatorin ai është i rendesishem; është t’i japësh konfirmim për vleren e tij, jo për ndonjë formë të interesuar pëe ta izoluar, por për të bërë të lind tek ai besimi se ajo do të jetë rezerva më e cmuar e energjisë për të jetuar. Kjo do të thotë të bëjmë të shpërthejë energia e dashurisë e pranishte tek cdo person.
ARSYEJA, do të thotë, para së gjithash, besim në dialogun, dëshirën e sinqertë për të komunikuar dhe për të dëgjuar. Ky është mjedisi në të cilën zhvillohet ballafaqimi me edukatorin, njohja e ndersjelltë, thellimi, këkimi i arsyeve, identifikimi i vështirësive, zbulimi i mundësive reale edhe për ata të ri.
BESIMI. Përtej kufijve të shprehjes së fesë konkretë, një farë ndjenje religjioze e jetës është e pranishmë në thelb të cdo angsazhimi edukativ të mirëfilltë të njeriut. Këtu termi “ religjioz” e nënkuptojmë në një domethënie ndryshë dhe më të gjerë nga ai i një “feje të vecantë”. Pa këtë horizont përjetojmë pasiguri, zbrazti, ankth.
Përkatesia e të qënit pjesë e botëkuptimit të Don Boscos shprehet në bashkëndarjen e veprës edukative, qëllimt dhe zgjedhjet për të mirën e të rinjve. Don Bosko dëshiron që të gjihtë në qëndrat e tij të ndihen “në shtëpi”. Dhe kjo ka qënë atmosfera që ka shoqeruar të gjithë takonin e fundjaves së tretë të tertorit. Me të vertetë “në shtepine tonë”, mikpritje tipike salesiane. Të ketij karakteri kanë qënë edhe punët në grupe. Nuk kanë munguar edhe momentet e argëtimit, me këngë, dhe shëtitjet në qytet.
Një falenderim i fuqishem shkon për DOM Miguel Angel Garsia Morcuende, shumë i aftë dhe gjithëpërfshires gjatë takimit. Një tjeter falenderim duam t’ia themi edhe qendrës mikpritëse që nuk janë kursuar për asgjë dhe shumë të gatshem në cdogje më qëllimin e vetëm që të gjithë të ndohemi mirë. Nuk harrojmë falenderuar secilin prej atyre që moren pjese në katë trajmin dhe i dhanë kuptim ditëve të qëndrimit bashkë.

ALBJONA VUKSANAJ
QAFS “Maria Ndihmetare”
SHKODER

Comments are closed.