Adhurim i të Shenjtërueshmit Sakramend

FILLIMI I UDHËS SË KRYQIT
31/05/2016
Projekti Edukativ
01/06/2016

Moment heshtjeje dhe adhurimi

Lexim i fjalës së Zotit

Lk, 3, 15- 16, 21-22

Populli ishte në pritje dhe të gjithë pyesnin në zemrat e veta nëse Gjoni ishte Krishti vetë. Gjoni u përgjigj duke u thënë të gjithëve: “Unë ju pagëzoj me ujë; por vjen ai që është më i fortë nga unë, të cilit unë nuk jam i denjë as t’ia zgjidh lidhëset e sandaleve; ai do t’ju pagëzojë me Frymën e Shenjtë dhe me zjarr. Tani, si u pagëzua gjithë populli, edhe Jezusi u pagëzua; dhe ndërsa po lutej, qielli u hap dhe Shpirti i Shenjtë zbriti mbi të, në trajtën trupore si të pëllumbit, dhe nga qielli ushtoi zëri: “Ti je Biri im i dashur, Ty të përkrah plotësisht!”.

Reflektim:

Populli ishte në pritje, të mbretit të premtuar, të shpëtimtarit. Por nuk arrin ta dallojë, ndoshta sepse ideja e shpëtimtarit qe kishte në kokë ishte thjesht një ide por edhe sepse kërkonin të gjenin atë që mendonin ata dhe jo vërtet atë që Zoti po u zbulon.  Populli ishte në Pritje: Kush është në pritje rrezikon të interpretojë sipas dëshirës që ka realitetin por edhe të ketë  në zemër shpresën, të vëzhgojë, të interpretojë shenjat, të gëzojë dhe shqetësohet. Po ne si e jetojmë pritjen tonë?

Lutje: Bëj o Atë që në pritjen time për të të takuar, të mos krijoj iluzione që më çojnë larg nga realiteti, më ndihmo të t’kërkoj aty ku je: Në fjalën Tende, në sakramendet, në të përditshmen.  Heshtje

Si u pagëzua gjithë populli edhe Jezusi u pagëzua, Krishti zhytet në ujërat ku ishin larë mëkatet e vëllezërve të tij. Zhytet për t’i shëruar këto ujëra, zhytet për të na hapur ne sot gurrën e shëlbimit, gurrën të hirit të Zotit, një herë e përgjithmonë. Ne si e përjetojmë Pagëzimin tonë?

Lutje: Më  ndihmo o Atë të jetoj pagëzimin deri në fund. Në pagëzim kam rilindur sërish, jam bërë pjesëmarrës në hyjninë tënde. Më ndihmo ta jetoj këtë hir me vetëdije se Pagëzimi më ka hapur rrugën e jetës. heshtje 

Qielli u hap, kështu paralajmëronte fjala e Zotit prej shekujsh: oh sikur te hapeshin qiejt e te zbrisje. Ja pra qielli u hap. Me pagëzimin fillon për Jezusin jeta e tij Publike, realizimi i plotë i vullnesës së Atit që do të çonte deri në Kryq. Qielli u hap, do te thotë Zoti na e tregoi fytyrën e vet, u ça veli që e mbulonte, u rrezua muri që na ndante. Zoti foli qartazi e kumbueshëm: Ti je im bir. Ati pohon publikisht identitetin e Jezusit, ia bën të ditur të gjithëve: ai është Bir. Bir i amshueshëm prej Atit i dashur, në Të Ati e gjej kënaqësinë. Në Krishtin gjithçka është sipas vullnesës së Atit, në emër të tij jeton, shpall, shëron, dashuron, jep jetën, ringjallet. Krisht në sa bir na tregon identitetin tone të thellë: jemi  edhe ne bij. Në si e jetojmë bijësinë tonë?

Lutje Më ndihmo o Zot te jetoj si bir. Biri jeton me besim në dashurinë e Atit, me sigurinë se çdo situatë është rasti i volitshëm për të dëshmuar dashurinë birnore: në gëzim apo në dhimbje. Mësomë o Atë të mos kërkoj vetveten, por duke parë nevojat e të tjerëve t’i zbuloj vëllezër e duke i shërbyer vëllezërve të zbulohem vërtet bir për të cilin ti të mund të thuash: ky është biri im i dashur.

Kënga e fundit: Ngrit sytë nga qielli

Comments are closed.