LRS
Ushtrime Shpirtërore Online me të rinjtë e LRS, 3-5 Prill 2020 Shqipëri-Kosovë
10/04/2020
64927324_10156915350771144_1247570575082127360_o
Bashkë kundra plagës së abuzimit të fëmijëve
06/06/2020
Kopshti Maria Mazzarello

Një rikthim i ri me më shumë buzëqeshje 

Shumë të dashur prindër, nesër fëmijët tuaj rifillojnë kopshtin, besoj se keni në zemër jo vetëm emocion por edhe frikë e pasiguri… janë të njëjtat ndjenja që banojmë edhe zemrën time, të mësueseve të stafit tonë… Janë po ashtu ndjenjat që banojnë zemrën e çdo drejtuesi e vendimmarrësi në këtë rifillimi.

Por besoj është çmimi që ne të rriturit i detyrohemi fëmijëve tanë. Nuk mundet rritja e tyre të frenohet nga frika, hezitimi e ngurrim ynë edhe pse legjitim.

Kur mendoj se kthimi në gëzimin me shokët, në lojën, në shoqërinë e edukatoreve  është ajo për të cilën kanë nevojë, më zhduket çdo frikë dhe hezitim. Tani është koha që t’jua shpërblejmë durimin dhe privimin nga jeta normale që për tre muaj kanë jetuar më të vegjlit tanë. Sfida të reja presin secilin: ju si prindër, ne si edukatorë, por edhe fëmijët vetë. Nuk e dimë çfarë gjurmësh kjo periudhë mund të ketë lënë në shpirtin dhe psiken e tyre…

Bashkë do t’ia dalim!

Me kujdes, me durim me bashkëpunim dhe me shpresën të ngulur në Zotin dashuruesin e paepur të gëzimit tonë të vërtetë!

Rifillimi të mbarë. Motër Teuta

Comments are closed.