Fillimi i festimeve të 25 viteve të pranisë të Bijave së Marisë Ndihmëtare në Tiranë

Enrichetta Sorbone
28/12/2016
Krishtëlindjet në gjimnazin “Maria”
01/01/2017

8 dhjetor 2016
Nën Mantelin e Marisë, për të thënë FALEMINDERIT per 25 vite të pranisë të Bijave të Marisë Ndihmëtare në Tiranë, për të kujtuar ditëlindjen e Oratorit një traditë e bukur e çdo Shtëpie Saleziane, në të cilën çdo salezian/e, çdo i ri e re i jep nderime Zojës së Papërlyer.
Çdo gjë e ka bërë Maria, do thoshte Don Bosko në fund të jetës së tij, pasi çdo gjë kishte filluar me një “Të Falem Mari…”
Si don Bosko ashtu edhe Maria Mazzarello,e bënin gjithmonë të pranishme, amnore, të fuqishme Marinë në jetën e të rinjve dhe edukatorëve. Ashtu edhe për ne, nuk mund të jetë ndryshe edhe në ditët tona, në shtëpitë Saleziane.
Me 8 dhjetor ora 12:00 e gjithë bashkësia edukative, shumë të rinj e fëmijë, u bashkuan me ne për një moment feste, bekimi dhe falenderimi. Çdo gjë nisi me një spektakël muzikor, të përgatitur nga të rinjtë e oratorit, nuk mungoi as prania e prindërve (të fëmijëve) të cilët në mënyra të ndryshme tregojnë çdo ditë mirënjohjen e tyre ndaj Institutit dhe mbarë bashkësisë edukative.
Qe një nderë i madh prania e vëllëzërve tanë Salezian, dhe prania e arqipeshkvit tonë Mons.George Frendo, ai duke dhënë përshëndetjen e tij të pranishëmve, shprehu kënaqësinë e tij kur shikon të punohet me të rinjtë, pasi ato janë e ardhmja e vendit, nëse edukojmë të rinjtë, jemi duke ndërtuar mirë dhe me bazamente të forta.
Në këtë festë ishin të pranishëm edhe shumë miqë të Qendrës Maria Mazzarello, nxënës dhe ish-nxënës, që kanë parë këtë qendër duke u rritur dita ditës.
Bekimi i ambienteve të oratorit, qe një moment shumë i thellë dhe i rëndësishëm për të gjithë të pranishmit, mbi të gjitha për fëmijët e oratorit që do të jetojnë në ato ambiente.
Për të mbyllur këtë moment feste, motër Teuta Buka, drejtoreshë e Qendres Maria Mazzarello, falenderoi të gjithë të pranishmit për praninë dhe gëzimin që na sjellin çdo ditë, duke bashkëndarë me ne misionin që Zoti na ka besuar!
Çdo gjë përfundon me një kocktail për të gjithë të pranishmit.
Një dëshirë të vetme kam, t’ju shoh të lumtur tani e dhe në amshim! (Don Bosko)
Motrat Saleziane, Tiranë

Comments are closed.