25 vite falënderim ndaj Hyjit

ARTI I TË EDUKUARIT – PRINDËR SOT!
16/09/2017
Rruzare për fëmijët
15/10/2017

Kanë kaluar 25 vite që kur thshë PO-në e parë përpara një bashkësie besimtarësh! Duke e rimenduar më duket kaq afër dhe njëkosishtë kaq larg!

Nuk më vjen gjë tjetër përveçse të them FALEMINDERIT, për të gjitha situatat e jetuara, për të gjithë personat që kam takuar dhe që më kanë ndihmuar të arrij deri këtu!

Falënderoj prindërit e mi që më kanë dhuruar jetën dhe me shumë zemërgjerësi më kanë lënë të lirë të zgjedhi rrugën time, sepse dëshira e vetme e tyre ishte që të më shihnin të lumtur! Falënderoj 2 miket e mia të studimit të cilat me gjeste vëllazërore më lejuan të lëvizja hapat e parë drejt realizimit të ëndrrës sime: Të bëhem BMN! Isha vetëm 18 vjeçe… falënderoj të gjitha motrat që kam takuar, që kur isha vajzë, që me dëshminë e tyre, kanë ndezur në mua dëshirën për të nisur këtë aventurë të mrekullueshme! Falënderoj dhe ato që nuk ishin shumë dakord me zgjedhjen time, por që me praninë e tyre më kanë lejuar të kapërcej dhe të pastroj zgjedhjen time të jetës. Falënderoj shoqet e mia të kushteve me të cilat kam bashkëndarë hapat e parë të ecjes drejt institutit.

Falënderoj motrat që më kanë shoqëruar gjatë formimit. Falënderoj Meshtarët që kam takuar, të cilët kanë qenë udhëheqës shpirtëror të çmuar dhe instrumenta në dorën e Zotit duke më dhënë dhuratën e dashurisë së Tij të mëshirshme!!!

Falenderoj motrat, Bijat e Marisë Ndihmëtare, të rinjtë dhe të gjithë laikët, me të cilët kam bashkëndare misionin këto 25 vite; 10 vite ne Itali dhe për 15 vite në Shqipëri! Falenderoj ispektoret që kam njohur në mënyrë të veçantë, atë që, me kaq bujari, në prag të kushteve të mia të perjetshme, më ka ftuar të rinovoj kërkesën time misionare, pasi për arsye familjare kisha hequr dorë.

Po, për mua thirrja misionare është dhurata më e madhe pas dhuratës së jetës dhe të thirrjes së jetës së kushtuar. Çdo ditë e më shumë ndjej që Zoti ma rinovon këtë thirrje dhe që tregtari i perlave të çmueshme, vazhdon të kërkojë perlën e fshehur në fushën e jetës sime, dhe çdo herë që e gjej rilind në mua dëshira t’ju bashkëndaj të tjerëve, nuk mund ta mbaj të fshehur këtë thesar të madh, nuk mund të mos e bashkëndajë Gëzimin që Zoti ka vënë në zemrat tona dhe nuk mund të lejoj që dikush ta “rrëmbejë” Gëzimin dhe Shpresën që Zoti ka mbjedhë ndër ne!

Takimi me Zotin, Dhurata e Parë dhe Dhënësi i dhuratave të tjera ka ndryshuar jetën time dhe ju uroj të gjithëve në mënyrë të veçante të rinjve të takojnë Zotin dhe Hyjin e Jetës; Ai ju mbushtë ekzistencën e jetës suaj!… dhe nëse ju kërkon t’ia dhuroni zemrën tuaj mos hizitorni… nuk do ju zhgënjejë!

Përfundimisht, të gjithëve ju rinovoj falënderimin tim dhe mos të harrojmë të dhurojmë dhuratën e lutjes, nuk kushton agjë, por ka vlerë dhe fuqi të madhe!

FALEMINDERIT TË GJITHËVE!

Mt Edvige

 

Comments are closed.